Fillon viti i ri shkollor

  • 9 years ago
Me këngë dhe valle nxënësit shqiptar dhe maqedonas të shkollës fillore Sami Frashëri në fshatin Shishovë të Sarajit shënuan fillimin e vitit të ri shkollor . Ata ishin pjesë e 200 mijë nxënësve të shkollave fillore, të cilët u ulën në bankat shkollore. Për herë të parë në bankat shkollore u ulën 20.800, apo rreth 700 fëmijë më pak nga numri i vitit të kaluar. Sipas ministrit Spiro Ristovski viti shkollor ka filluar pa probleme , me përjashtim në komunën Mogilës ku mësimi nuk ka mundur të fillon sepse objekti shkollor nuk është sanuar pas zjarrit që e kishte kapluar.

"Në të gjitha shkollat në Maqedoni mësimi filloi normalisht, përveç për problemin , që më informuan në komunën e Mogilës, dhe do doja të theksoj se si ministri planifikojmë renovimin e objektit. Do të doja të apeloj derti tek qytetarët e komunës së Mogilës të mos keqpërdoren për qëllime politike", tha Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit.

Në fillim të vitit shkollor, u rinovua shkolla, Sami Frashëri e Shishovës ku mësojnë 60 fëmijë në mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe . Shkolla është pajisur me dritare të reja dhe mobilje të dhuruara nga OSBE-ja. Kompetentët bënë thirrje për bashkëjetesë ndërmjet nxënësve.

"Nëpërmjet arsimit brezat e rinj mund ti mësojnë aftësitë themelore dhe vlerat që janë të bazuara në stabilitetin dhe sigurinë si respekt i ndërsjellë , tolerancës, komunikimit jo të dhunshëm, dialog i hapur dhe pranimin e diversitetit si burim i pasurisë e jo si kërcënim", deklaroi Ralf Bret- Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Shkollë të re fillore, ku mësimin e ndjekin 1000 nxënës ka fituar edhe komuna e Aerodromit. Ndërtimi i saj ka kushtuar 130 milionë denarë ndërsa hapja e u bë në prani të kryeministrit Nikolla Gruevski. Bojana Simonoviq

Recommended