"Kur po xhirohej një film" është një film i realizuar në vitin 1981. Regjisore - Xhanfise Keko Skenari - Xhanfise Keko, Shpresa Vreto, Muzika: Aleksandër Peçi.
INTERPRETOJNE: Viktor Zhusti-Kujtimi Violeta Deda Sokol Angjeli Gentian Basha, Genci Bledar Islami-Albani Marjeta Ljarja Elvis Meçe Zhani Ziçishti Arsen Rexha Piro Xeci-drejtori i hotelit Xhoana Xhillari-Ela
Filmi trajton një temë të rëndësishme sociale në lidhje me familjen. Një film i ri po xhirohet në një qytet të vogël. Aktorët janë një grup fëmijësh. Genti i vogël është nën stress sepse prindërit e tij Liljana dhe Kujtimi janë ndarë për shkak të qëndrimit mikroborgjez të Kujtimit kundrejt Liljanës.
Xhirimet jane kryer ne periudhen Mars-prill 1981.
Ne Tirane jane bere xhirimet tek Rruga e Durresit,tek lulishtja afer Ish-Shkolla e partise,Tek ish-rruga e Postes afer sheshit ''Avni Rustemi'' ,tek ish- Kinostudioja ''Shqiperia E re '' dhe tek ish-Uzina e Autotraktoreve ''ENVER HOXHA''.Xhirime te tjera jane bere ne fshatin Dardhas,Cerrave ,Lin,ne Gurin e Kamjes ,ne ish-Hotel ''Turizmi''te Pogradecit dhe ne Tushemisht.