FILMI SHQIPTAR I KINOSTUDIOS "SHQIPERIA E RE"! "Ne vinim nga lufta"
Nje film i prodhuar në vitin 1979 nga Kinostudio Shqiperia e Re". Regjia: Spartak Pecani, Skenari: Vladimir Meçaj, Producent: Kinostudio "Shqipëria e Re", Muzika: Shaqir Kodra.
INTERPRETOJNE: Abdyli - Ilia Shyti Stiliani - Mirush Kabashi Dulja - Pandi Raidhi Maloja - Muhamet Sheri Halim Boci, doktori - Vangjo Kosta babai i Abdylit - Dhimitër Trajçe Arifi - Dhimitër Pecani zonja Marie - Liza Vorfi komisar Andoni - Vangjel Heba zoti Xhevdet - Lec Vuksani gruaja e Abdylit - Tinka Kurti
Jane vitet e para te pas luftes se dyte boterore, kur regjimi i ri po themelon bazat e shtetit te ri. Borgjezët po bien, dhe atyre u është vënë të pagujnë detyrimisht taksat e fitimit, gjate kohes se luftes e luftës. Prona private u shtetëzua gjerësisht. Gjatë këtyre ngjarjeve të pasluftës zbulohet puna e fshehtë e një specialisti llogaritar Abdyli (i punesuar ne zyren e Tatimeve te luftes) i cili ndihmon borgjezët e shpronësuar dhe bashkëpunëtorët e fashizmit duke ju fshehur floririn ne oborrin e shtepise se tij si dhe duke sabotuar ne zyre, me zhdukjen e disa doumentatve te tatim taksave per miqte e tij. Ai thirret për të dhënë llogari pasi ka fshehur floririn e borgjezve ne arkivolin e te jatit te tij qe sapo ka vdekur.