Speciale/ Kupchan: Sulmi në Kosovë nuk ishte spontan

  • 9 months ago
“Është e qartë se sulmi i armatosur në veri të Kosovës, ditën e diel, nuk ishte spontan” – Kështu thotë Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clintonit dhe Barack Obamas, në një intervistë
“Duket se ky është një aksion i mirëorganizuar, prandaj është më i rrezikshëm, sepse tregon se në terren ka grupe që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë dhe janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë që do t’u mundësojnë të peshtjellojnë situatën” - deklaroi Kupchan, duke shtuar se nuk dëshiron të spekulojë se kush qëndron pas sulmuesve.
“Mund të jetë një grup i brendshëm me mbështetje nga jashtë. Qëllimi i tyre? Të nxisin më shumë dhunë, të rrisin tensionet për të bërë të paarritshëm bashkëpunimin e palëve të përfshira për të arritur paqen e qëndrueshme ”, theksoi Charles Kupchan
I pyetur se pse ndodhi ky incident pikërisht tani, apo është pasojë logjike e tensioneve që janë rritur prej vitesh, sepse të dyja palët nuk janë gati të bëjnë kompromise, pavarësisht shumë rundeve të negociatave që kanë zhvilluar, Kupchan u shpreh se ky shpërthim i ri i dhunës është dëshpërues, por jo shumë befasues pasi kohëve të fundit, tensionet janë rritur. Në të njëjtën kohë, asnjëra palë nuk tregon gatishmëri, guxim të mjaftueshëm për të ecur përpara dhe për ta zbatuar marreveshjen e arritur.
Sipas Kupchan, kryeministri Kurti, muajve të fundit, ka ndërmarrë hapa që kanë qenë provokues dhe kanë rritur temperaturën – duke filluar me përpjekjet për t’i detyruar serbët e Kosovës që të marrin karta të reja identiteti dhe targa. Pastaj, vendimi për instalimin e kryetarëve të komunave në veri, të zgjedhur në zgjedhje që u bojkotuan nga komuniteti serb.Ai theksoi edhe se Vuçic e mohoi çdo përfshirje të drejtpërdrejtë të Serbisë, por ne e dime nga historia, - tha Kupchan, se kur rrite tensionet etnike, formohen grupe paraushtarake. Qytetarët i marrin gjërat në duart e tyre dhe kryejnë akte dhune, pas të cilave ndoshta nuk qëndron asnjëra palë. Ndoshta kjo situatë paralajmëron Qeverinë në Prishtinë dhe atë në Beograd se nuk përjashtohet shpërthimi më i gjerë i dhunës, se të dyja palët duhet të ushtrojnë përmbajtje dhe se situata në terren mbetet e paqëndrueshme dhe e rrezikshme.
Charles Kupchan tha gjithashtu se nuk është për t’u habitur që secila palë fajëson tjetrën. Pra – nëse shikojmë një pamje më të gjerë – a mban Serbia përgjegjësi të konsiderueshme për shpërthimin e dhunës? Po, mban. Në të njëjtën kohë, e dimë se Kurti ka ndërmarrë hapa që kanë rritur temperaturën, kanë polarizuar marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve etnikë dhe serbëve etnikë.

Recommended