E ngacmonte seksualisht, 16-vjeçari denoncon komshiun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 16-vjeçar me inicialet K.J., banues në lagjen ?Donika Kastrioti? në qytetin e Beratit, ka denoncuar mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ngacmimet seksuale ndaj tij nga një 66-vjeçar.Në praninë e psikologëve dhe oficerëve të sektorit të krimeve, 16-vjeçari ka treguar se prej disa muajsh ai ishte ngacmuar seksualisht nga 64-vjeçari Romeo Oço, që rezulton të jetë komshiu i tij.Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.?Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap?, kjo ka qënë një pjesë e deklaratës së dhënë në polici nga 16-vjeçari K.J., i cili ju nënshtrua më pas edhe një vizite të specializuar mjekësore, nga e cila rezultoi se kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual.Pas denoncimit të minorenit dhe raportit të mjekëve, policia ka prangosur në banesën e tij 66-vjeçarin Romeo Oço, që jeton i vetëm në lagjen ?Donika Kastrioti? në Berat, rreth 200 metër larg banesës së denoncuesit. Burime të brendshme dhe të besueshme brenda DPV Berat bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje 66-vjeçari Romeo Oço ka deklaruar se mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh, me pëlqimin e të dyve.Materialet në ngarkim të 66-vjeçarit Romeo Oço i janë përcjellë Prokurorisë së rrethit të Beratit. Ai akuzohet për ?ngacmim seksual?, parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.

Recommended