“Albert Dervishaj ka qenë spiun”/ PD: Emërimi zv.drejtor i Policisë, në kundërshtim me ligjin - VP

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike denoncoi serish emerimin e Albert Dervishajt si numri dy i Policise se Shtetit. Opozita thote se ai ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit dhe per pasoje duhet shkarkuar nga detyra. Sipas ish-deputetes Izmira Ulqinjaku, Albert Dervishaj tha se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore, pasi janë ata që e kanë emëruar në krye të policisë.?Kryeministri në ikje dhe shërbëtori i tij, Lleshaj, heshtin, sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë. Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt. Albert Dervishaj është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.?

Recommended