“Zgjerohet” Këshilli Politik/ Në tryezë edhe Myslim Murrizi - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tryeza e Këshillit Politik zgjerohet edhe me një përfaqësues të opozitës parlamentare. Në rimbledhjen e Këshillit, ajo do të përfaqësohet nga Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.Mbledhjen e së Hënës do te diskutohet për ndryshimet kushtetuese që çojnë në hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por këtë radhë në prani të më shumë përfaqësuesve.Nga mazhoranca përveç Damian Gjiknurit, pritet të jetë edhe Edi Rama. Kryeministri ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do t?i bashkohet tryezës së Këshillit Politik pas vendimit të Opozitës së Bashkuar për t?u përfaqësuar edhe me Gazmend Bardhin, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, përveç dy negociatorëve Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.Sistemi zgjedhor dhe listat e hapura janë dy pikat për të cilat do të diskutohet në Këshillin Politik. Në njoftimin e 28 deputetëve firmëtarë për ndryshimet kushtetuese thuhet se një pikë e tretë të cilën ata këmbëngulin se do të diskutojnë është depolitizimi i administratës zgjedhore, për të cilën në marrëveshjen e 5 Qershorit për kodin e ri elektoral, mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar është dakordësuar që ajo të vazhdojë të jetë politike.Nëse Edi Rama do të jetë në tryezën e Këshillit Politik, ai do të shkojë atje, siç është deklaruar deri më tani për të bindur opozitën e bashkuar dhe atë qw e quan presidenciale, për të mirat që i sjellin listat e hapura vendit dhe se do t?i përmbahet marrëveshjes së 5 Qershorit deri në fund.Pika e rimbledhjes së Këshillit Politik është hapja e listave, çështje për të cilën komisioni i ligjeve ka dhënë votën pro.Deri më tani Partia Demokratike është deklaruar se nuk do të pranojë asnjë ndryshim që cënon dakordësinë mes palëve për kodin e ri elektoral.Arritja e një marrëveshje duket e pamundur në kushtet kur kryeministri Edi Rama është i vendosur të bëj ndryshimet kushtetuese dhe opozita e bashkuar edhe kundër çdo ndryshimi të sistemit që hap pjesërisht listat e kandidatëve për deputet dhe dikton ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Recommended