Maqedonia e Veriut, tre ditë zgjedhje/ Sot votojnë të infektuarit me koronavirus - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kanë nisur këtë të hënë zgjedhjet tre ditore të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Kjo është hera e parë që vendi zhvillon zgjedhje në një hark kohor 3 ditor për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qendrat e votimit do te qëndrojnë të hapura vetëm për personat e infektuar me Covid 19, dhe të gjithë ata që janë vetëkarantinuar.Procesi i votimit ka nisur në 57 komuna ku ka persona të infektuar, ndërsa votuesit duhet të respektojnë në mënyrë kategorike masat e distancimit social, mbajtjen e maskës si dhe të bëjnë dezinfektimin para dhe pas votimit. Asnjë qytetar nuk lejohet të votojë nëse nuk mban maskë mbrojtëse.Të martën, kanë të drejtën e votës të gjithë personat e burgosur dhe në arrest shtëpiak, të sëmurët e te moshuarit në azile. Ndërsa të mërkurën më 15 korrik, procesi i votimit do të nisë që në orën 7 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 21 të mbrëmjes dhe kanë të drejtë vote 1.8 milionë qytetarë.Në garë në zgjedhjet e 5parlamentare të parakohshme në Maqedoninë e Veriut janë 15 parti politike për 120 vendet në Parlament.
Recommended