Adjola Lakra telefonoi të dashurin e vet Hekuran Billa dhe e nxorri në prite - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetimet e policisë kanë hedhur dritë në detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të 40-vjeçarit Hekuran Billa.Në momentin e vrasjes, Billa ka qenë duke komunikuar në telefon pikërisht me të dashurën e tij Adjola Lakra, vajza që u arrestua dje nga policia.Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë. Nga hetimet rezultoi se vajza është përdorur si karrem nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali për të vrarë Billën.Vetë Lakra ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t?i dhënë informacione mbi vendndodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin. Mësohet se ajo është lidhur para një viti me Billën, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës.Gjithashtu u zbulua se Adjola është e njohura e Sebastian Malit dhe ai ia ka kërkuar duke edhe i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.Policia deri në këto momente ka arrestuar tre persona, Viktori Markun si i dyshuari kryesor i vrasjes, në pranga ka rënë edhe nipi i tij Sebastian Mali si dhe Adjola Lakrën.

Recommended