Psikovampirët, disa këshilla si të përballojmë energjitë që përcjellin
  • 4 years ago
Psikologu Eduart Tafa, në studion e ?? Rreze Dielli?? dha disa këshilla interesante, se si të përballojmë energjitë që përcjellin ata.

?? Është shumë e vështirë por jo e pamundur për të bërë identifikimin, sepse jo cdo njeri, ka persona të cilët kanë bërë studime, sidomos janë studime ndaj fizionomisë, persona që studiojnë fizionominë e kanë shumë të lehtë për t?i dalluar, sepse i dallojnë nga mënyra se si veprojnë me mimikën , me anën e gjestikulacionit. Hapi i parë është identifikimi, i cili është shumë i rëndësishëm, ndaj këtyre personave, dhe duke qenë të rrethit të afërt njohin karakterin e personit . Psikovampiri na ndihmon vetëm në një formë, që na tregon disa dobësi dhe dobësia që ne kemi njohur tek vetja në momentin që e kemi njohur nuk është më dobësi, se fillojmë dhe punojmë për dobësinë që ne kemi. Dhe në momentin që është bërë ky lloj identifikimi, ne kemi një takim të dytë me të, jemi më të kujdeshëm, ndaj këtij personi. degjoj shpesh që thonë, t?I shmangim, t?I ikim ?.Në momentin që kemi bërë identifikimin, përballemi me mënyrën dhe aftësitë tona më të shëndetshme, për përballimin e tyre sepse është e pamundur që ne cdo njeri ta përjashtojmë. Sepse marrim një shembull që mund të jemi në një ambient pune, që ske cfarë I bën, mund të jetë një familjar. Pika e dytë është që të punojmë me veten, sepse vëmendja jonë i fuqizon. Ndërsa së treti është ekuilbrimi dhe shpërndarja e energjisë?? , shprehet psikologu Tafa.
Recommended