Biznes me rregulla distancimi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Realiteti post pandemi po nxit një sjellje të re qytetare më të kujdesshme në përditshmëri, ndaj dhe institucionet shtetërore ka nisur ndërgjegjësimin kryesisht të bizneseve. Numri dy i ministrisë së financave, Belinda Ekonomi ka kryer inspektime në terren tek disa subjekte tregtare, ku është konstatuar se jo në të gjitha rastet respektohet protokolli i sigurisë për mbrojtjen e konsumatorëve.Gjatë inspektimit konstatuam se ka pasur raste kur protokolli i sigurisë nuk është zbatuar në tërësinë e tij. Në këtë rast këshilluam biznesin, duke i orientuar ata, se në rast mos zbatimit të rregullave do të duhet të përballen me penalitete, pasi nuk mund të rrezikojmë jetën e qytetarëve dhe as të kthehemi pas në mbylljen e aktiviteteve?, tha znj.Ikonomi Nga muaji prill qeveria ka lehtësuar zhvillimin e aktivitetit ekonomik, duke bërë që shumica e bizneseve ti rikthene punës. Por paralelisht me këtë hapje, masat parandaluese duhet se do të jenë pjesë e punë së bizneseve, pasi inspektorati i mbikëqyrjes së tregut do të jetë në terren për të monitoruar.
Recommended