Rreze Dielli 4 Shkurt 2020 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P. 2 - Ëmbëlsirë me banane

  • 4 years ago
Ëmbëlsirë me banane

Përbërësit:

150 gr biskota

3-4 banane

600 ml qumësht

4-5 lugë gjelle sheqer

vanilje

2 të verdha veze

1 lugë gjelle gjalp

2 ½ lugë gjelle miell

50 gr gjalp

70 gr sheqer , 50 gr çokollatë

30 gr kakao

30 ml qumësht

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë biskotat. Më pas, në një tas vendosim sheqerin, vaniljen, të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë me tel vezësh derisa masa të kthehet në gjendje të lëngshme. Shtojmë në po të njëjtin tas 50 gr miell dhe 550 gr qumësht të ngrohtë. I përziejmë mirë dhe vendosim kremin e valuar në zjarr për të valuar. E trazojmë vazhdimisht derisa kremi të marrë valë. E largojmë duke e përzier me tel dhe duke shtuar dhe gjalpin. E trazojmë derisa kremi të shkëlqejë e të lëmohet.

Në një gotë vendosim 2-3 lugë gjelle krem dhe vendosim një shtresë me biskota të thërrmuara. Lyejmë biskotat përsëri me një shtrese krem dhe mbi këtë shtresë vendosim bananet të marinuara me limon (me qëllim që të mos oksidohen). Në një tigan vendosim 50 gr gjalp, 70 gr sheqer, 30 gr kakao dhe 30 ml qumësht. I përziejmë në zjarr sa të fillojë vala, e largojmë dhe e elëmë të pushojë 10 minuta. Me të mbulojmë sipërfaqen e ëmbëlsirës. E vendosim në frigorifer për 2 orë.

Recommended