Homazhe për viktimat e protestës së 21 janarit 2011 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sot u mbushen nëntë vjet nga protesta tragjike e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona gjatë tubimit teë opozitës së asaj kohe në bulevardin Dëshmoret e Kombit.Edhe në këtë përvjetor përfaqesuesit e mazhorancës sot në qeveri kanë bërë homazhe në vendin ku u vranë protestuesit nga plumbat. Familjarët të shoqëruar edhe nga deputetë të Partis Socialiste vendosën lule në nderim të Ziver Veizit, Alesk Nikajt, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedes.9 vjet më parë opozita protestoi në Bulevardin Dëshmoret e Kombit duke kërkuar largimin e qeverisë. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë nisën vetëm pak minuta pas grumbullimit te mbeshtetesve te partise socialiste.Protestuesit hodhën gurë e sende te forta ndërsa policia përdori gaz lotsjellës si dhe ujë me presion për te larguar turmën. Përplasja mes tyre vazhdoi për me shume se një ore ndersa forcat e gardes qëlluan edhe më arme.Nga të shtënat humbën jetën 4 protestuesit por asnjeri prej tyre nuk ndodhej brenda perimetrit te sigurise te selise se qeverise. Socialsitët e vlerësuan ngjarjen e atëherëshme si krim shtetëror, ndërsa qeveria e asaj kohe si një grusht shteti.Por edhe pse kane kaluar 9 vjet nga ngjarja e rende, familjaret e viktimave ende kerkojne drejtesi, ndërsa përsërisin cdo vit ritualin e homazheve para godinës së kryeministrisë.

Recommended