Rreze Dielli 3 Janar 2020 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca - Pj 2 - Sallatë miks

  • 4 years ago
Sallatë miks
50 gr sallatë valeriane
50 gr sallatë marulë
50 gr sallatë
50 gr rukola
1 mollë
1 karrotë mesatare
3-4 rrepa të kuqe
2 lugë gjelle arra
1 lugë gjelle gojiberry
Salca:
1 thelpi hudhër
1 cm xhinxher
1 lugë gjelle limon
1 lugë gjelle uthull
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper I zi

Përgatitja:
Fillimisht lajmë dhe pastrojmë te gjitha sallatat. Kështu veprojmë edhe me perimet. Pasi të kenë kulluar, i presim në copa dhe i përziejmë në një tas.
Ndërkohë përgatisim salcën.
Të gjithë përbërësit: 1 thelpi hudhër, xhinxher, lëngun e limonit, uthullën, 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe kripën e piperin i hedhim në një tas të thellë dhe I kalojmë në nnjë blender dore derisa të formohet një salcë e lidhur. Salcën e hedhim te sallata dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

Recommended