Bulqizë, 45 familje braktisin pallatin në rrezik shembjeje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Termëti i 26 nëntorit me 51 viktima dhe me mbi 900 të plagosur ka sjellë dëme dhe në Bulqizë. Rreth 45 familje që jetojnë në një pallat në lagjen e re të Bulqizës janë detyruar të braktisin banesat e tyre për shkak të rrezikut që ju kanoset nga shembja e tij.Pallati i cili ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin i fundit e ka bërë më të pasigurtë për të banuar në të. Disa familje nuk e kanë braktisur pallatin pasi thonë se nuk din ku të shkojnë.Ata shprehen se bashkia ju ka thënë vetëm dilni nga shtëpitë, por nuk ju ka ofruar atyre një vend strehimi. Banorët thonë se nuk është vendosur as shiriti i bllokimit të pallatit e në këtë mënyrë disa prej familjeve vijojnë të qëndrojnë në këtë ndërtesë të rrezikshme.Ndërkohë të kontaktuar nga ana jonë ixhinjerët gjeolog në Bulqizë dhe ato të ndërtimit thanë se pallati duhet të evakuohet dhe të mos bëhet gabim të lejohen familjet të qëndrojnë aty, pasi mund të shkaktohet tragjedi.
Recommended