Albini flet si kryeminstër: Të formojmë shpejt qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lëvizja Vetëvendosje e ka festuar pas mesnate me simpatizantët e saj fitoren në zgjedhjet e parakohshme në sheshin "Skënderbe".Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e cilësoi thënë se 6 tetorin e vitit 2019 si fillimin e entuziazimit të tretë të Kosovës.?Entuziazmi i parë ishte ai i qershorit të vitit 1999 kur u çlirua Kosova, entuziazmi i dytë ishte shkurti i vitit 2008 kur u shpall pavarësia dhe tash tetori është entuziazmi i tretë, që do ta forcojë republikën tonë e do t?i japë hov zhvillimit e barazisë për të gjithë juve. Ju sot keni votuar për ta shpëtuar shtetin tonë nga kapja e që s?lejuan që drama e kapjes të ketë fund tragjik. Hapim kapitull të ri me faqe të bardhë e zemër të ngrohtë. Në qeverisjen tonë, s?ka hajna. Hajnat do të luftohen, hetohen, gjykohen e dënohen kudo që janë. Me qeverisjen tonë nuk ka më hajna në qeveri e institucione, por me shtetin e së drejtës hajnat do të gjykohen, hetohen edhe në shoqëri e kudo që janë. Jeta e ndershme do të jetë e kollajshme, e jeta e kriminelëve do të jetë e vështirë?, ka shtuar Kurti.Ai ka falënderuar edhe kundërkandidatët, e në veçanti kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmani, duke theksuar se dëshiron që pikërisht me atë të bashkëpunojë në të ardhmen në qeverisjen e vendit."Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani, e cila me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra e vajza, ndaj dua që me Vjosën te bashkëpunoj edhe në të ardhmen si kryeministër do të bashkëpunoj ngusht me ndërkombëtarët, me SHBA dhe me NATO. Do të jem partner me partnerët e aleat me aleatët, sepse shteti jonë ka nevoje për miq. Falënderoj kandidatët për fushatën. Në ato ulëset e mesit në Kuvend do të jetë VV e anash deputetët e kapjes së shtetit që po merr fund. Ne nuk do qeverisim me urrejtje, nuk do tregojmë arrogancë ndaj opozitës. Qeveria është e udhëhequr nga VV për gjithë Republikën e Kosovës. Na presim shumë punë po nuk ka rrezik e armik që na frikëson."
Recommended