Veliaj inspekton Bulevardin, shpjegon risitë e projektit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bulevardi ?Zogu I? do të transformohet tërësisht. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndersa inspektoi punimet kërkoi edhe bashkëpunimin e banorëve të kësaj zone. Veliaj u shpreh se ky projekt do të bëjë të mundur lirimin e trotuareve deri në 8 metra. ?Jam shumë i lumtur që kemi hapur një kantier në zemër të Tiranës, një kantier i cili lidh dy objekte unike dhe ikona të qytetit tonë, sheshin e ri ?Skënderbej? me Bulevardin e Ri. Bulevardi ?Zogu I? kishte mbetur si një tokë e askujt, mes këtyre dy objekteve ikonë. Më në fund do të kemi të njëjtën cilësi, si në Bulevardin e Ri, ashtu edhe në sheshin ?Skënderbej?, ashtu edhe në Bulevardin ?Zogu I?, i cili besoj do të kthehet në një nga destinacionet më atraktive të qytetit tonë?.I gjithë bulevardi është konceptuar si një destinacion komercial, ndërkohë që përfitues është komuniteti në të dy anët e këtij bulevardi.?Është konceptuar si një destinacion komercial, rrugë shopingu, një rrugë tregtare ku do të gëlojnë lokalet, dyqanet, minisheshet në secilën prej minihapësirave që do të hapen mes pallateve, dhe sigurisht lajmi i mirë për banorët është se u ka rënë lotaria. Pra, do të fitojnë nga Bashkia e Tiranës prej këtij investimi riveshjen e pallateve, duke filluar nga suvaja, në disa vende çatia, në disa vende lulishtet përpara pallateve, boja, unifikim jo vetëm i fasadave në vertikalitet, por edhe në sensin horizontal.? Nga ky investim do të përfitojnë edhe dy institucione, materniteti dhe fakulteti i shkencave të natyres ku do të shtohet hapësirat.Risia është ndërtimi i galerisë nëntokësore. ?Duke qene se trotuaret janë një hapësirë demokratike, zgjerimi i tyre aty ku lejohet për t?i çuar makinat nëntokë te ?Bulevardi i Ri? ose te Sheshi ?Skënderbej? është diçka që e kemi me prioritet. Do t?i japim një hapësirë të jashtëzakonshme këmbësorëve dhe besoj për të gjitha piacat që do të krijohen, duke filluar nga cepi i vogël që është pranë fotograf Rrelit, deri te xhepi tjetër që është konceptuar si një fshat tipik shqiptar apo në fund fare, hapësira akademike mes Universitetit dhe Maternitetit, do të jenë 3 sheshe gjithashtu ikonë për qytetin tonë?.Projekti i bulevardit zogu i pare eshte i ndare ne disa faza me qellim per te mos penguar qarkullimin.