Rreze Dielli 24 Qershor 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Fërgesë me speca dhe domate

  • 5 years ago
Fërgesë me speca dhe domate

Përbërësit:

800 gr speca

Vaj për skuqje

800 gr domate të pjekura

4 theloinj hudhër

1 lugë çaji sheqer

Kripë

100 gr djath

2 kokrra vezë

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë, pastrojmë specat dhe mund ti piqni ose ti skuqni në tigan. I vendosim në një tas dhe i mbulojmë për 10 minuta e më pas i qërojmë lëkurën. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhrat, domatet e qëruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. Shtojmë sheqer dhe e lëmë domaten të ziejë për 10-15 minuta. Shtojmë kripë deri sa të shterojë lëngu. Shtojmë djathin të thërrmuar, specat e prerë në copëza ose dhe të plota si të preferoni. Rrahim 2 kokrra vezë dhe e shpërndajmë mbi fërgesë. Pas një minute e fikim sobën dhe e mbulojmë tiganin me qëllim që veza të mpikset.

Recommended