Piramida qendër inovacioni, Rama: Projekt ambicioz - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të enjte së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj projektin për transformimin e Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni.Ndërkohë kryeministri Rama është shprehur se pas shumë vitesh, kjo godinë do të marrë formë tjetër arkitekturore që do ti përkasë botës digjitale.?Brenda Piramida do të ketë një program, ku falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar Amerikan dhe Vinin do u japim mundësi të rinjve që të lidhen me botën e teknologjisë së re. Do të jetë një Piramidë e botës së re dixhitale për t?u dhënë një mundësi të re. Një projekt ambicioz dhe jo shumë i shtrenjtë dhe pavarësisht se është ndër projektet më pak i shtrenjtë. Kombinon të shkuarën me të ardhmen. Nga pikëpamja e zgjidhjes e bën Tiranën më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork. Kjo mund të jetë një pikë referimi në rajon. Në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e dixhitalizimit të vitit të ardhshëm për të gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1, që do të ishte një moment fantastik, ia lë Lali Erit që ta mbajë fjalën, nëse është djalë e kemi bashkë, nëse është vajzë e mban ai, edhe pse nuk më pëlqen fort ky krahasim, pasi vajzat janë më të mira se djemtë.?Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ka thënë se beson se tashmë pas Pazarit të Ri, Sheshit dhe shumë projekteve të tjerë, Piramida do të jetë një tjetër project arkitekturor, që do të kthehet në një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana.?Unë besoj që kemi të gjithë përbërësit për një tjetër histori suksesi. Mbaj mend kur Pazarin e Ri e bëmë për 7 muaj, vërtet morëm një vit ta konceptonim, por mbaroi për 7 muaj. Sheshi mori 10 vite të koncpetohej, por mbaroi për më pak se një vit. Dhe unë besoj që kur ne shqitparët bashkëpunojmë, nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne mund të bëjmë mrekulli. Dhe unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshjta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim altërnativ. Ne kemi bërë pak akupunkturë rreth Piramidës. Aty pranë kemi brë një park lojërash, për të parë si mbushet me jetë ajo hapësirë?