Rreze Dielli 11 Prill 2019-Të Gatuajmë me Znj.Vjollca P1 Tavë me patate, kos dhe pulë

  • 5 years ago
Tavë me patate, kos dhe pulë:

Përbërësit:
2 qepë
500 gr fileto pule
1 kg patate
Kripë dhe piper i zi
1 spec i kuq
3 kokrra vezë
1 lugë gjelle miell
400 ml kos
4 lgj vaj ulliri
Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepët e prera në kubikë të vegjël deri sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin të prerë në kubikë mesatarë. I kaurdisim së bashku deri sa mishi të ndërrojë ngjyrë. Shtojmë 1 gotë ujë të valuar dhe i japim mishit një valë.
Shtojmë patatet e prera në gjysëm rrathë me trashësi 3 mm. I trazojmë së bashku me mishin dhe i lëmë në zjarr për 5 minuta. Më pas i shtrojmë dhe i nivelojmë në tepsi, vendosim disa rrathë me speca të kuq, i mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200ºC për 15 minuta. Ndërkohë rrahim vezët me pak kripë e piper të zi, 1 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle majdanoz të grirë dhe pas 15 minutave nxjerrim tepsinë nga furra dhe e mbulojmë me kremin me vezë. E vendosim në furrë dhe për 15-20 minuta në temperaturë 180ºC. Në fund e shërbejmë të ngrohtë.

Recommended