Basha në Malësinë e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të hënë ka qenë në Malësinë e Madh, ku në takimin e tij me disa biznese familjare, është shprehur se mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit.Sipas tij, kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre.Kreu i selisë blu pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës.Gjithashtu në këtë takim me qytetarët liderit të opozitës një qytetar i ka shprehu shqetësimin se dalja në Shkodër tashmë është bërë një rrezik për ta.?Banori: Ne kemi frikë në Shkodër me dalë me pi kafe.Basha:Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet. Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Ky sistem duhet shembur. Rama është i ikur edhe ai e di. Ne nuk luftojmë për pushtet.?

Recommended