Rama: Në universitet jo më studentë me mesatare nën 6 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të bëhen ndryshime radikale në ligjin e e Arsimit të Lartë.Ai tha se të gjithë maturantët që kanë mesatare nën 6 nuk do të mund të aplikojnë dot për në universitet.Kreu I qeverisë theksoi se Universitetet nuk do të mund të jenë një portë e hapur për cilindo.?Nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6. Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona?I pyetur për çështjen e plagjiaturave, Rama tha se qeveria e ka gati një plan B. Sipas Ramës plagjiaturat janë të dënueshme njësoj sikur të kesh bërë krim.?Plagjiaturat janë njësoj si ai që mund të ndëshkohet, sikur ka kryer krim. Ne vetë e kemi përgatitur një plan B, për këtë punë me gjithë ndërhyrjet e nevojshme me ligj. Por ne nuk duam të aktivizojmë planin B, se duam të ecim me planin A?Rama i beri deklaratat gjate prezantimit te bibliotekes digjitale ?Ulibrary.rash.al?.