Rreze Dielli 1 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Muffin me perime

  • 5 years ago
Muffin me perime:

Përbërësit:

200 gr perime të ndryshme
4 vezë
180 gr miell
100 ml qumësht
80 ml vaj
4 lgj parmixhan i grirë
1 qepë e njomë
Pluhur pjekës
Kripë dhe piper i zi
Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim në një tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën e grirë në rrathë deri sa të zbutet e më pas vendosim perimet e prera në kubikë të vegjël, ndërsa specin të prerë në shirita. I kaurdisim së bashku me qepën sa të ulin pak volumin për 7-8 minuta.
Në një tas rrahim vezët e plota. Shtojmë vaj, qumësht, parmixhanin e grirë , miellin, pluhurin pjekës kripë e piper. Të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë në një tas deri sat ë përftohet një brumë i lëngshëm. Shtojmë perimet, i përziejmë mirë së bashku (ruajmë pak për dekor). Ndajmë brumin në 12 kallëpe të lyera më parë me yndyrë dhe të pudrosim me miell.
Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 25 minuta. I lëmë muffins të ftohen dhe më pas i shërbejmë.

Recommended