Rreze Dielli 27 Mars 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Tiramisu me luleshtrydhe

  • 5 years ago
Tiramisu me luleshtrydhe

Përbërësit:

200 gr biskota savojard
400 ml pana ëmbëlsire
250 gr mascarpone
300 gr luleshtrydhe
300 ml lëng portokalli
2 lgj sheqer
4 lgj sheqer pluhur
Vanilje
Dekori
200 gr luleshtrydhe
Gjethe mente

Përgatitja:

Fillimisht 300 gr luleshtrydhe të pastruara i presim në kubikë të vegjël, i trazojmë me 2 lugë gjelle sheqer dhe shtojmë në të 300 ml lëng portokalli. I trazojmë mirë, i mbulojmë dhe i lëmë në frigorifer për 30 minuta.
Panën e ftohtë e vendosim në tas. Shtojmë në të vanilje, 4 lugë gjelle sheqer pluhur, maskarpone dhe i përziejmë së bashku. Me ndihmën e një site largojmë gjysmat e luleshtrydheve të prera në kubikë dhe gjysmën tjetër e kalojmë në blender dore duke e kthyer në krem së bashku me lëngun e portokallit. Në një tepsi vendosim si bazë 2-3 lugë gjelle krem. E hapim gjithë sipërfaqen e më pas lyejmë biskotat me lëngun e luleshtrydheve dhe portokallit dhe mbulojmë gjithë sipërfaqen e tavës. Shtrojmë një shtresë me krem. Shpërndajmë kubikë me luleshtrydhe dhe përsëri një shtresë me biskota të lagura. Mbulojmë biskotat me krem dhe në fund zbukurojmë sipërfaqen me feta luleshtrydheje dhe gjethe mente. E vendosim tiramisunë për 2-3 orë në frigorifer dhe më pas e shërbejmë.

Recommended