Partitë e majta: PD-LSI rikthejnë 1997-ën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne kohen kur PD dhe LSI kane mbyllur njëherë e mire kapitullin e mandatave dhe tashme prej gati 3 javësh kane djegur mandatet, Partia socialiste ka thirrur nje tryeze konsultimi me 25 parti te tjera, ku u diskutua mbi situatën ne vend.Me ane te një deklarate te përbashkët, dënohet djegia e mandateve nga PD dhe LSI, pasi është nje veprim qe sipas tyre, synon të dëmtojë rëndë interesat kombëtare, krijon destabilitet dhe rikthen hijet e vitit 1997.26 partitë e mbledhura ne tryeze mbështesin ndryshimet e propozuara ne kodin zgjedhor dhe thellimin e tyre, për të garantuar depolitizim të plotë të të gjithë administratës zgjedhore, pjesëmarrjen e emigrantëve në votime dhe përdorimin e teknologjisë për numërimin elektronik, në një projekt pilot qe në zgjedhjet e 30 qershorit.Duke deklaruar se angazhohen per te ndërtuar një platformë të përbashkët  për një koalicion fitues të zgjedhjeve vendore, ato i bëjnë thirrje partive politike të të gjithë spektrit në vend të respektojnë afatet e regjistrimit në KQZ sipas kodit zgjedhor.

Recommended