Kolaps energjetik në Venezuelë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pjesa më e madhe e Venezuelës është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Presidenti Nicolas Maduro dhe opozita e mbështetur nga SHBA-të fajësojnë njëra-tjetrën për krizën energjetike në vend. Spitalet nuk po arrijnë që të përballojnë mungesën e dritave, ndërsa u raportua se një pacient kishte humbur jetën pasi aparati që i lehtësonte frymëmarrjen kishte ndërprerë funksionimin. Ndërprerja erdhi si pasojë e problemeve në një digë hidrocentrali që siguron pjesën më të madhe të energjisë në Venezuelë. Për pasoje, rrugët e Karakasit janë mbushur me njerëz, qe u detyruan të ecin me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë të mbingarkuar. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar edhe probleme në aeroportin kryesor. Opozita ka akuzuar presidentin Maduro për kolapsin energjetik. Sipas saj korrupsioni dhe mungesa e investimeve kanë lënë këtë shtet pa një sistem efecient të energjisë elektrike. Për situatën ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit Mike, i cili fajësoi regjimin e Maduros. ?Pa ushqim. Pa ilaçe. Tani edhe pa energji elektrike. Në të ardhmen edhe pa Maduron?, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter. Nga ana tjetër presidenti i kontestuar Nikolas Maduro deklaroi se problemet janë krijuar me qëllim nga armiqtë politikë. Ai akuzoi rivalin Huan Guaido për tentative grusht shteti me ndihmën e atyre që i quan ?imperialistë amerikanë?.

Recommended