Tirana dhe Prishtina përshëndesin fitoren e Gjeloshajt në Tuz - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fitoren historike të shqiptarëve në Komunën e Tuzit në Mal të Zi e kanë përshëndetur Tirana dhe Prishtina zyrtare. Ne urimet e te dyjave vendeve theksi është vene te uniteti i faktorit shqiptar qe solli fitoren.Ministri në detyrë për europën dhe punët e jashtme Gent Cakaj vlerësoi arritjen e shqiptarëve, përmes një postimi në twitter, ku u shpreh se Tuzi i dha një mësim të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen.Përshëndetjet erdhën edhe nga Prishtina. Presidenti Hashim Thaçi uroi koalicionin shqiptar për fitoren në zgjedhjet lokale në Tuz. ?Fitorja në Tuz është fitore mbarëshqiptare? ?Është dëshmia më e freskët se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali? shkruajti Thaçi në rrjetin social Facebook.Edhe kreu i qeverisë Ramush Haradinaj përgëzoi shqiptarët e Tuzit për fitoren në zgjedhjet lokale. Ai e quajti rezultatin një shembull te shkëlqyer qe tregon se uniteti i faktorit shqiptar. ?Bashkimi në koalicion i subjekteve politike shqiptare, solli fitoren dhe të drejtën për të qeverisur me Tuz, tha Haradinaj.
Recommended