Trendi i vrasjeve ne rritje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bilanci i vrasjeve në 2 muajt e parë të 2019-ës njohu një trendy në rritje , përfshirë ktu edhe krimet në familje.Vetëm në periudhën Janar-Shkurt në vend numërohen 16 vrasje.Krahasuar edhe me të dhënat zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 në tremujorin e parë u regjistruan 12 vrasje ndërsa këtë vit përllogariten 4 vrasje më shumë në një kohë më të shkurtër. Në 2 muajt e parë të 2019, krahas vrasjeve me background kriminal vërehet edhe një rritje e krimeve në rrethana familjare.3 gra janë vrarë nga bashkëshortët, 2 të tjera nga kunetërit, apo rasti ku dhëndri vrau vjerren dhe vjehrin dhe më pas edhe veten. Rasti i fundit i rëndë ishte ai i Vlorës ku nipi adoleshent vrau gjyshin e tij. Në total vitin që lam pas u shënuan 51 vrasje , por me kto ritme me shumë gjasa kjo shifër gjatë 2019 do të tejkalohet.
Recommended