Rreze Dielli 22 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pashaqofte me salcë domate në furrë

  • 5 years ago
Pashaqofte me salcë domate në furrë

Përbërësit:

Qoftet:
400 gr mish të grirë
Oriz gjysëm I zier
1 kokërr qepe
1 të bardhë veze
Kripë + piper të zi+ nenexhik

Për salcen:
4 gj vaj ulliri
500 gr pure damate
3-4 thelpinj hudhër
200 ml leng perimesh
Majdanoz

Përgatitja:
Në një tas vendosim mishin e grirë, 1 qepë të vohël të grirë hollë, oriz të zier vetëm 7 minuta, kripë e piper të zi, 1 të bardhë veze dhe pak nenexhik. Të gjithë këto përbërës i punojmë mirë në një tas dhe më pas, pasi brumi të pushojë pak, lagim duart me ujë dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë.

Lyejmë tavën me 4 lugë gjelle vaj ulliri, purenë e domates, hudhrat e shtypura, kripë dhe piper, 1 lugë kafe sheqer kaf, pak rigon, 1 gotë lëng perimesh. Më pas vendosim qoftet brenda në salcë dhe më pas vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Recommended