Rektorët kritika Ministrisë së Arsimit për ligjin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ka mjaftuar nje takim i kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci me krerët e universiteteve qe keta te fundit te shprehin gjithë shqetësimet dhe pakenaqesite. Rektore te institucioneve publike dhe private  kritikuan ashper dhe per pune te dobet Ministrinë e Arsimit. Sipas tyre  burokracia e këtij institucioni e vonesat ne plotësimin e ligjit te arsimit te larte  po penalizojne universitetet.Rektoret i kane kërkuar kreut te kuvendit qe qeveria te shpalle arsimin prioritete kombëtar per te frenuar sadopak mijëra largime te studenteve dhe mjekeve jashtë Shqipërisë. Ndërsa Ruci mbështeti kërkesat e akademikeve.24 universitete publike dhe private nënshkruan me kuvendin e Shqiperise marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre per te bere ekspertizën e cdo nisme ligjore para miratimit. Rektoret vlerësuan nismen e kreut te kuvendit ndërsa kërkuan me shume mbështetje ne projekte kërkimore, te cilat sot u jepen organizatave te huaja.

Recommended