Përplasje për ligjin e arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per 17 ore me radhe, deri ne orën 2:00 te mëngjesit te se enjtes, Komisioni i Medias ka miratuar nen për nen dhe ne tërësi reformën per arsimin e larte dhe produkti i kësaj mbledhje ishte futja ne rendin e ditës e këtij drafti per ta miratuar ne seance plenare. Por kjo lëvizje e mazhorances nuk u prit mire nga opozita, e cila i ka kujtuar kryetarit te kuvendit ilir meta se çdo ligj vjen ne seance 48 ore pas miratimit ne komisionin përgjegjës, duke kërkuar heqjen e reformës se arsimit te larte nga rendi i ditës. Përkundër qëndrimit te demokrateve, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, ka sjelle ne vëmendje se projekt-ligji ka 3 muaj ne parlament dhe opozita ka tentuar ta zvarrisë. Por pavarësisht akuzave, ka qene mazhoranca, e cila është tërhequr duke propozuar zhvillimin e nje seance te posaçme dhe me vendim te konferencës se kryetareve pasditen e se martës deputetet do te shqyrtojnë e miratojnë ligjin per arsimin e larte. Ndërkohe qe te enjten do te jete seanca e fundit per këtë sesion, ku do te kalojnë projekt-ligjet e parashikuara ne kalendarin e punimeve te kuvendit.