FNSH zbarkon në Lushnje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas Fierit, Patosit dhe Roskovecit, policia ka pasur si objektiv të radhës për kontrolle të befasishme edhe qytetin e Lushnjes.Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH-ja e Fierit dhe vetë policia e Lushnjes u shoqëruan për verifikim 12 persona dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:Redjon Caushi, 24 vjeç, banues në Lushnje.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lokalin "Bar lloto" në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në  mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M, 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetë 1 dozë me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Recommended