Vjenë, Salvini falenderon Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
20 Emigrantët eritreas të anijes ?dicciotti? strehimin e te cilëve e ka marre përsipër Shqipëria ndodhen ende në Messina të Italisë në pritje të dhënies së lejes nga autoritetet italiane.



Nga Vjena ku u zhvillua takimi i ministrave të Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar homologun e tij shqiptar për ndihmën e dhënë ndaj Italisë në përballimin e krizës së emigrantëve.



Në këtë takim me temë "Siguria dhe emigracioni", ministri brendshëm italian Salvini, ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes vendeve europiane në përballimin e fluksit të emigrantëve.



Flasim për përgjegjësi e solidaritet e ndihmë të njëri- tjetrit, por me fakte nuk po shohim ende asgjë. Falenderoj, disa vende të treta, homologun tim shqiptar si dhe autoritetet shqiptare që u treguan më të shpejtë e mjaft efikas në kërkesat e ndihmës ndaj Italisë, gjatë këtyre muajve të fundit, ndryshe nga shumë vende të tjera.



Salvini shtoi se emigrantët vijojnë të mbërrijnë në brigjet italiane. Sipas tij 200 refugjate kanë mbërritur nga Tunizia.

Recommended