Meta për Demaçin: Të gjithë e njohën si Mandela i Evropës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte pjesë e ceremonisë përkujtimore për veprimtarin Adem Demaçi, në Prishtinë.



Në fjalën e tij të lamtumirës Meta ka thënë se Baca Adem, është heroi ynë i përjetshëm.



?I dashur Baca Adem, jeta jote ishte luftë, por ti arrite ta fitosh sepse ti arrite të jesh Adem Demaçi i Kosovës. E gjithë bota të njohu si Mandela i Kosovës. Ti ishe mbrojtësi i flaktë i të drejtave të njeriut, pa dallim, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë. Sot fjalët Bacë, janë të pakta për ty. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Lamtumirë baca Adem Demaçi, heroi ynë i përjetshëm i përpjekjeve për liri?
Recommended