Rama: “Aeroporti i Vlorës, me tarifat më të ulëta” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Aeroporti i Vlorës do të ketë tarifat më të ulëta në rajon rrjedhimisht do të shndërrohet në një mundësi për të gjithë ata që duan të udhëtojnë me çmime më të lira.



Ndërsa ka prezantuar projektet për qarkun e Vlorës shefi i ekzekutivit Rama ka theksuar se qeveria shqiptare po negocion për të siguruar kushtet më të mira të mundshme për udhëtarët që do të zgjedhin këtë aeroport, ndryshe nga marrëveshja për Rinasin që e ka bërë atë një prej më të shtrenjtëve.



?Ne kemi kërkuar dhe jemi drejt përfundimit të negociatave, të cilat bëhen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave që të kemi aeroportin e Vlorës aeroportin me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë. Se duam që nga njëra anë të krijojmë kushte optimale për të gjithë ata që përdorin aeroportin si udhëtarë shqiptarë, dhe nga ana tjetër ne duam një aeroport që të përpunojë edhe mallra.?



Sipas Kryeministrit, vetëm për shkak të ndërtimit të aeroportit në Vlorë do të hapen 1 mijë vende të reja pune, ndërkohë që 27 mijë vende të tjera do të krijohen për shkak të aktivitetit që lidhet me funksionin e tij.



Ndërkaq Kryeministri ka prezantuar edhe disa prej projekteve të tjera në qarkun e Vlorës që kanë të bëjnë me vazhdimin e Lungomares, bulevardin e Vlorës, apo rindërtimin e qendrës historike të qytetit duke iu përgjigjur edhe akuzave të opozitës.



?E keni dëgjuar vetë; fasada-fasada, palma-palma, pllaka-pllaka. E vërteta është që nuk është kështu, është ekonomi, është punësim dhe është imazh. Është imazhi i vendit, është transformim i perceptimit për vendin tonë. Një vend që deri para disa vitesh nuk prodhonte dot një kartolinë, një kartolinë nuk prodhonte dot në një qytet.?



Rama ka lajmëruar fillimin e punimeve në shtator për bypassin e Vlorës dhe Fierit si dhe ndërtimin e një terminali për krocerat për ti dhënë kështu një mundësi më shumë zhvillimit të sektorit të turizmit.

Recommended