Benzi përplas per vdekje 62 vjecaren në aksin Milot-Lezhë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 62 vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Milot.Aksidenti ndodhi rreth orës 23:20, ku një mjet tip ?Benz? me drejtues L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësores.
Si pasojë e plagëve 62 vjeçarja banuese në Shkodër ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:Lezhë
Informacion paraprak
Me datë 18.06.2018, rreth orës 23:20, në aksin rrugor Lezhë - Milot, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin L.Gj. 54 vjeç, banues në Pukë, ka përplasur këmbësoren shtetasen P.P. 62 vjeçe banuese në Shkodër e cila ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. 
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Recommended