Rama: “ Bëmë gjithçka na kërkoi BE, duam negociatat” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qe prej takimit te kryeministrit Edi Rama me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz çështja e refugjateve është vendosur ne qendër te debatit ne Shqipëri. Por ne një interviste për portalin austriak ?profil.at?, shefi i ekzekutivit ka sqaruar se Shqipëria pret ndihme nga Bashkimi Europian nëse situata vjen duke u përkeqësuar.



Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.



Kryeministri Rama ka përsëritur arsyet pse Shqipëria meriton hapjen e negociatave, duke sqaruar se ky hap nuk është anëtarësim.

Ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.



Ndërsa ne lidhje me debatin nëse ministri i tij i brendshëm i ka siguruar apo jo mbrojtje vëllait Agron Xhafaj, Rama ka vene ne dukje.



Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?



Ne muajin prill Komisioni Europian rekomandoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim por vendimi final për këtë hap u përket vendeve anëtare qe do te mblidhen ne Bruksel ne 28 qershor.

Recommended