Nis puna në autostradën Tiranë-Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Qarkullimi me makine nga Tirana drejt Durrësit ishte këtë të hënë një mision i pamundur. Trafiku është devijuar nga qafa e Kasharit drejt Vorës.



?Kjo fillim jave ka shënuar fillimin punimeve për ndërhyrjet në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht ka nisur me aksin nga Kashari deri në Vorë për të vijuar më pas nga Vora deri në Maminas. Punimet do të zgjasin përgjatë gjithë muaji qershor çka do të thotë që ky muaj do të jetë problematik në qarkullimin këtij segmenti.?



Aksi në drejtimin Tiranë-Durrës është pjesa më e dëmtuar e kësaj autostrade, ndaj dhe ndërhyrja në afro 31 mijë metra katror sipërfaqe është e domosdoshme. Punimet u inspektuan edhe nga ministri Damian Gjiknuri.



?E rëndësishme është që janë marrë masat që punimet do të kryhen ditë dhe natë 24 orë në mënyrë që të mos kemi vonesa. Muaji korrik që shënon dhe fluksin më të lartë të qarkullimit nga ana turistike do ta gjej këtë rrugë të përfunduar dhe në gjendje më të mirë.-tha ministri Damian Gjiknuri.



Prej më shumë se 10 vitesh në këtë autostradë nuk është ndërhyrë për të kryer një rehabilitim të plotë.



E thënë ndryshe kjo është një ndërhyrje nga halli për të frenuar degradimin e mëtejshëm, pasi sipas ekspertëve rruga është e degraduar dhe ka nevojë për një investim më të plotë. Ky investim kap shifrën e 15 milion eurove çka Ministria e Infrastrukturës ende nuk i ka.



Ndonëse projekti i Autoritet Rrugor ishte hartuar për ndërhyrje më të thellë, Banka Botërore nuk pranoi ta financonte të plotë këtë rrugë.



Banka nuk pranoi sepse kjo dilte përtej kuadrit të marrëveshjes për rehabilitim ndaj dhe ne u detyruam që ta bënim këtë ndërhyrje emergjente. Në një fazë të dytë ne do të mendojmë për një investim më të plotë. ?tha Gjiknuri.

Autostrada Tiranë-Durrës mban sot fluksin më të madh të automjeteve me një mesatare prej 47 mijë makina në ditë, ndonëse ajo sipas projektit fillestar, do të duhej të përballonte 20 mijë automjete.

Recommended