Mungesa ligjore, vetëvendosje nga populli, vjen ligji i referendumeve
  • 6 years ago
20 vite pas miratimit të Kushtetutës, shqiptarët nuk kanë mundësi që të organizojnë një referendum për probleme që ata i shqetësojnë, në nivel lokal apo kombëtar, pasi Shqipëria ende nuk ka një ligj për referendumet.

Për ti dhënë popullit mundësi reale që zëri i tij të dëgjohet, shoqëria civile shumë shpejt do i dërgojë Kuvendit një propozim konkret, për miratimin e një ligji të posaçëm, si një plotësim i një defiçiti demokratik dhe ligjor, që në fakt klasa politike e tranzicionit ka lënë.

Gerti Shella, drejtori i Infoçip: Shpresojmë shumë që kjo ti shërbejë rikthimit të vendimmarjes, në një përmasë më demokratike, sikurse do të ishte vendimmarja në mënyrë të drejtpërdrejtë. Jemi optimistë që Kuvendi do të pranojë draftin e sjellë nga poshtë-sipër, për shkak të rrethanave vetëakuzuese që në 20 vite deputetët e Kuvendit apo Këshilli i Ministrave nuk morën asnjëherë inicviativë për ligjin për referendumin. Është e rëndësishme që kjo të pranohet dhe do të demonstronte një vullnet pozitiv për të përm,bushur këtë vakuum demorkatik dhe për të subvencionuar këtë defiçit që ekziston sot në vendimmarrjet direkte.

Sipas ekspertëve, me një ligj të tillë qytetarët do të kenë një tjetër peshë për faktorin politik, i cili prej vitesh vijon të marë vendime që hera herës kundërshtohet nga populli, por që mendimi i tyre nuk meret parasysh, siç edhe Kushtetuta parashikon.

 Gerti Shella, drejtori i Infoçip: Referendumi është mekanizmi që vë në lëvizje vendimmarjen e drejtpërdrejtë nga populli. Pa sekserë, pa ?agjentë politikë? dhe ne besojmë se kjo është antidoti i duhur për të kundërshtuar sadopak rrethanën specifike dhe faktike që në ligjërimin e përditshëm publik e politik, po dëgjojmë termin ?oligarki?. Paradoksalisht, në demokraci vendimmarja i takon shumicës, në Shqipëri po dëgjojmë më shpesh se është një pakicë, ndonëse kemi 30 vite që kemi rrëzuar sistemin komunist, që po mer vendime. Kjo nuk duhet lejuar dhe ne jemi këtu për të mos e lejuar këtë gjë.

Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi dhe me pas u ?ratifikua? me Referendum Popullor, nuk ka pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse Shqipëria ka pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre.
Recommended