Përmbyset trajleri, vdes shoferi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 50 vjeçar humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne ne rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit.



Një kamion dali nga rruga dhe u përmbys, ndërsa shoferi gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Viktima është Nikolin Gjoni banues ne qytetin e Shkodrës.



Dëshmitarët treguan se shoferi kishte mbetur i bllokuar mes derës së kamionit dhe nxjerrja e tij ishte e vështire,  pasi nga përplasja një pjesë e mirë e kamionit kishte pësuar deformime



Kjo kthesë ne afërsi të fshatit Kolsh të Kukësit është burim aksidentesh.



Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni prishi disa metra te trafikndarëses. Policia konfirmoi se kamioni ishte i ngarkuar me fidanë dhe udhëtonte drejt Kosovës.

Recommended