Vlahutin: Negociatat, shumë të vështira - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e Bashkimit Europian ne Tirane, Romana Vlahutin prezantoi përpara deputeteve te Komisioneve te Integrimit dhe atij te Jashtëm, progres raportin e Komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave per Shqipërinë. Ne fjalën e saj, Ambasadorja Vlahutin vlerësoi arritjet e Shqipërisë, por ne te njëjtën kohe paralajmëroi se hapja e negociatave është vetem fillimi i nje kalvari kontrollesh.



?Shqipëria ka arritur në atë fazë ku vendet e tjera në proces kanë qenë në momentin e marrjes se një rekomandimi pozitiv për negociatat. Është kaq e thjesht. Por puna që vendi do duhet të bëje gjatë negociatave për anëtarësim është diçka, nga e cila duhet paksa të jeni të trembur, sepse do të jetë shumë e madhe. Do të jetë shumë invazive. Kështu duhet të përgatiteni dhe për këtë gjë. Këto quhen negociata, por ne thelb nuk ka asgjë për t'u negociuar, kështu që unë më mirë do t'i quaja bisedime për negocim, sepse do t'u duhet të përafroni jo vetëm legjislacionin, por edhe sjelljen tuaj në standardet e BE. Ajo cfarë negociohet janë afate, koha që ju duhet, pra elemente teknike, por ne thelb nuk mund të negociosh, sepse ne thelb kjo është ajo çfarë është BE.?

 

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë, duke përshëndetur dhe vizitën e Kryeministrit Rama në Gjermani.



?Nuk është sekret që ka disa vende, ndoshta 3 ndoshta më shumë që nuk jane 100% të bindur ose kanë nevojë për bindje. Opozita kemi parë që është përpjekur të bëjë të vetën në kryeqytete të rëndësishme te vendeve anëtare të BE dhe kryeministri sot është në një tille dhe shpresojmë që të jenë të gjithë të suksesshëm. Do dëshironim gjithashtu të evitonim nje politizim te meritës apo politizimit të fajit, duke qenë se janë të padobishme.?

 

Ndërsa Bledi Cuci, nënkryetari i Komisionit ja njohu meritën për këtë rekomandim, të gjithë qeverive.



?Duke dashur t'i shmangem edhe polemikave, debateve që kush ka më shumë meritë, unë jam nga ata që mendoj që absolutisht të gjitha qeveritë të paktën 20 vitet e fundit, kanë kontribuuar për këtë raport, për këtë rekomandim, për këtë ditë të sotme, përkundër ndoshta opozitave në kohë të ndryshme që nuk kanë pasur një sjelle të njëjtë.?

 

Gjatë bashkëbisedimit, deputetët e opozitës ngritën shqetësimet për krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat kërkojnë një vëmendje maksimale nga të gjithë.
Recommended