Rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian prezanton sot në Bruksel raportin e progresit për Shqipërinë, ku rekomandohet çelja e negociatave për anëtarësim. Raporti nuk përmban asnjë kusht shtesë, që duhet të plotësojë Tirana zyrtare për nisjen e negociatave, duke vlerësuar progresin në 5 prioritetet kyçe. Në raport, Komisioni rekomandon nisjen e negociatave me kapitujt që lidhen me sistemin e drejtësisë, duke vlerësuar rezultatet e vetingut, që ishte kushti kryesor.?Progres i mirë është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nisur dhe ka dhënë rezultatet e para të prekshme.?Komisioni vlerëson ndryshimet legjislative mbi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë raporti thekson se ende nuk ka dënime për zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion. Ndërkohë që në kapitullin mbi funksionimin e legjislativit përmendet edhe çështja ?Tahiri?.?Numri i dënimeve për zyrtarë të nivelit të ulët apo të mesëm ka pësuar rritje. Dënimet për zyrtarët e lartë janë marrë më së shumti në gjyqësor. Sidoqoftë dënimet për zyrtarët e lartë mbeten shumë te ulëta. Kërkesës së Prokurorisë në tetor 2017, Parlamenti i hoqi pjesërisht imunitetin deputetit Tahiri, ish-ministër i Brendshëm?
Komisioni njeh progres në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe krimit të organizuar. Megjithatë kërkohet më shumë angazhim në konfiskimin e aseteve, çmontimin e grupeve kriminale dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.?Shqipëria duhet të sigurojë se rezultatet e para janë të qëndrueshme dhe për ketë, duhet të intensifikojë luftën dhe shkatërrimin e stoqeve të kanabisit. Numri i dënimeve përfundimtare në çështjet e krimit të organizuar mbetet shumë i ulët dhe është rritur vetëm pak. Më shumë përpjekje duhen kundër pastrimit të parave, aseteve kriminale dhe pasurisë së pajustifikuar.?Pasdite ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin do t?i dorëzojë raportin Presidentit të Republikës Meta, kreut të Kuvendit Ruçi, kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të opozitës.

Recommended