Pasojat e biznesit të vogël me TVSH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëpunësimi vlerësohet si një masë thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit, e kryesisht për ekonomitë familjare.



Në vend mendohet se janë 70 mijë biznese të vogla, nga të cilat 10 mijë prej tyre do të jenë pjesë e skemës së TVSH-së. Ekspertët vlerësojnë se niveli arsimor i sipërmarrësve të vegjël është i ulët, fakt ky që e bën debatin për aplikimin e TVSH të ndjeshëm.



Ekspertet thonë se kjo fashë e bizneseve ka një normë të ulët fitimi, ndaj dhe çdo lëvizje në drejtim të shtimit të kostove, ndikon në aktivitetin e tyre.



Në thelb qëllimi i aplikimit të TVSH është shmangja e evazionit fiskal, megjithatë deri në fund të vitit duket se do të jetë një periudhë tranzitore deri sa sipërmarrësit e vegjël të informohen plotësisht me mënyrën se si do të operojnë në mbajtjen e faturave dhe deklarimin në tatime.