Rusia hakmerret ndaj Shqipërisë, përjashton dy diplomatë shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Albert Jerasi dhe Arben Doçi, janë dy diplomatët shqiptarë qe pritet te lënë shume shpejte Moskën. Ky është vendimi i Rusisë si kundërpërgjigje ndaj Tiranës zyrtare e cila njoftoi pak ditë më parë dëbimin e dy diplomatëve rus.



Duke qene se Ambasada Shqiptare ne Moske ka vetëm tre diplomatë, rrjedhimisht diplomatet e dëbuar janë Albert Jerasi, si cili mban detyrën e zv/ambasadorit, dhe Arben Doçi, këshilltar.



Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi Shqipëria, thirri ambasadorin rus në Tiranë Aleksandër Karpushin, dhe urdhëroi largimin e dy diplomatëve : sekretarit të pare të ambasadës, Aleksey Balashov dhe Vladislav Filippov, atasheh ushatarak.



Mesditën e kësaj të premteje, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov thirri te gjithë ambasadoret e këtyre shteteve për t?i komunikuar notën e protestës dhe ne te njëjtën kohe për tub ere te ditur përjashtimin e diplomateve.



Në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme ruse sqarohet se pas thirrjes së krerët e misioneve diplomatike nga Australia, Shqipëria, Gjermania dhe te gjitha vendet e tjera te cilat iu bashkuan vendimit te SHBA për dëbimin e ruseve u është dorëzuar një dosje blu. Federata ruse deklaron se personat e dëbuar janë shpallur persona ?Non Grata?, në përgjigje të largimit pajustifikuara të diplomatëve rusë bazuar në akuzat e paarsyeshme në lidhje me rasti i Skripal.



Ndërsa për Belgjikën, Hungarinë, Gjeorgjinë dhe Malin e Zi Moska nuk ka marrë ende një vendim, me arsyetimin se këto shtete iu bashkuan thirrjes së Mbretërisë së Bashkuar në minutën e fundit.



Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov tha se diplomatet kane afat te largohen deri me date 5 prill

Hakmarrja ndaj 23 vendeve pason dëbimin e 60 diplomatëve dhe mbylljen e konsullatës amerikane Shën Petersburgut.

Recommended