Rama: Negociatat janë afër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh pozitiv gjatë takimit me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel, ku u diskutua progresi i qëndrueshëm në përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit.

Në takim theksi u vu tek ecuria e procesit të Vetting-ut, që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë.

Kryeministri Rama pati edhe nje takim te veçante me Zëvendëspresidenten e Komisionit Europian dhe përfaqësuese e lartë për politikën e Jashtme Federica Mogherini, me të cilën diskutoi mbi procesin e reformave, në funksion të integrimit evropian.

Pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar ka qenë një prej kushteve kryesore që Komisioni Europian i vendosi Shqipërisë në progresraportin e vitit 2016.

Gjatë qendrimit në Bruksel, Rama u takua edhe me homologun belg Charles Michel, i cili mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë, duke nënvizuar ecurinë positive të refromave, në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim.

Në muajin shkurt, përfaqsuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe komisioneri Hahn prezantuan Strategjinë e Zgjerimit për vendet e ballkanit Perëndimor. Dokument i cili ka për qëllim inegrimin e rajonit por në bazë të meritave të gjithsecilit. Viti 2025 nuk shihet nga zyrtarët e lartë si datë fikse për anëtarësimin e vendeve të ballkanit, por një perspektive realiste per te përmbushur të gjitha detyrimet, jo vetëm nga vendet që tashmë janë në proces negocimi.

Vizita e kryeministrit në kryeqendrën e BE-së zhvillohet pak javë nga publikimi i raportit të Progresit të Komisionit Europian të 17 prillit.

Recommended