Itali, kapen 5 ton hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 ton drogë nga Shqipëria kanë vënë sërish në lëvizje policinë italiane, e cila që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur ekzekutimin e 25 urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata e Catanzaros.



Operacioni ?Stammer 2 ? Melina?, ka neutralizuar grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës që nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet kishin filluar që prej muajit janar të vitit të kaluar.



10 anëtarë të organizatës janë shqiptarë, 8 prej tyre janë arrestuar ndërsa 2 janë ende në kërkim. Policia italiane konfirmoi për Vizion Plus se 10 shqiptarët janë nga Vlora. Droga totale e konfiskuar është deklaruar 5 ton dhe kap vlerën e mbi 10 milionë eurove.



Operacioni u zhvillua në qytetin Catanzaro nga Guardia Di Finanza dhe policia financiare në bashkëpunim edhe me Shërbimin Qendror të Hetimeve Penale të Romës. Mes të arrestuarve janë bosi i qytezës Filadelfia, Rocco Anello si dhe Francesco Fiare.



Trafiku ndërkombëtar i drogës zhvillohej ndërmjet Kalabrisë, Pulias, Sicilisë, Lazios, Toskanës, Lombardisë dhe Shqipërisë.



Hetimet tregojnë se si trafikantët kalabrezë, investuan sasi të mëdha të kapitalit në një trafik masiv të marihuanës duke përdorur bizneset e tyre.