Itali, kapen 3.5 ton hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane godet një tjetër rrjet te trafikut te drogës, qe përbehej nga shtetas shqiptare dhe italiane dhe sekuestron nje sasi rekord marihuane prej 3,5 tonësh. Operacioni i emërtuar ?Odiesea? coi ne prangosjen e 15 personave, 9 prej te cileve shqiptare. Te arrestuarit janë Orest Mufali, Albert Shqau, Erion Mucaj, Ermir Baja, Jodian Shametaj, Emiljano Shametaj, Gentian dhe Fatjon Hoxhaj, si dhe Erson Zhuka. Droga qe vinte nga Shqipëria me gomone kishte si destinacion tregjet e Lazios dhe Katanias, ne te cilat shperndahej nga dy organizata mafioze. Pas shitjes sasia e lendes narkotike do te kapte vleren e 70 milione eurove. Arrestimet u kryen nga Giardia di Finanza e Katanias. Operacioni mori shkas nga nje tjeter aksion bliz i zhvilluar ne vitin 2013, gjate te cilit u prangosen 24 persona. Hetimet çuan ne zbulimin e dy organizatave kriminale, te përbëra kryesisht nga shqiptare, qe ndonëse jetonin ne Itali, fale kontakteve me bashkatdhetarë te tyre, siguronin furnizimin e tregut italian me sasitë e marihuanes. Nje prej tyre e kishte bazen ne Lazio, ndersa tjetri vepronte ne provincat e Katanias dhe Raguzes. Droga kishte destinacion grupet kataneze, njeri i njohur si ?Grupi i Stacionit? dhe tjetri, klan i nje eksponenti te familjes mafioze ?Pillera?. Marihuana e sekuestruar ne Itali përben sasinë me te madhe te drogës te sekuestruar kohet e fundit ne operacione, ku jane përfshirë trafikante shqiptare, pas operacionit ?Xibraku? ne Elbasan, qe çoi ne sekuestrimin e 100 kg kokaine te përpunuar.