Dëshmon në prokurori Afrim Qendro - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy ish-ministrave të LSI, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj në dyert e Prokurorisë së Krimeve mbërriti për të dëshmuar për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan edhe drejtori aktual i autoritetit rrugor, Afrim Qendro.



Ai mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 11:00 dhe po merret ne pyetje nga prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ka marrë më parë edhe dëshminë e dy ish-ministrave të transporteve.



Ashtu si dhe ish-ministrat e LSI, edhe Qendro është thirru në cilësinë e personit që ka dijeni për abuzimet me tenderat e autostradës.



Pak ditë më parë Haxhinasto edhe Dervishaj u pyeten lidhur me masat e ministrisë së transporteve pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që konstatoi abuzimet me mënyrën si ishte zbatuar projekti.



Në dhjetor të vitit 2017 ishte ministri Damian Gjiknuri i cili kallëzoi penalisht ish-zyrtarët e autoritetit rrugor pasi nga auditi i kryer nga Ministria e Transporteve rezultuan 12 ndryshime kontratash pa u miratuar në Këshillin Teknik.

Ndërkohë dëmi ndaj shtetit për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan llogaritet ne 54 mln euro.

Recommended