Një tjetër pallat në rrezik shembje në Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër pallat ne Gjirokastër rrezikohet nga shembja. Behet fjale për këtë godine 7 katëshe, ne zonën e ?Kodrës se Shtufit? qe tashme është kthyer ne rrezik serioz për 21 familjet qe jetojnë ne te.



Pas shirave te rrëmbyeshëm te 24 orëve te fundit, katër katet e pallatit janë te pabanueshme. Nga rrëshqitjet masive , dheu e balta kane vërshuar ne pallat deri ne apartamente qe ndodhen ne kat te katërt. Muret janë plasaritur ndërsa orenditë janë shkatërruar tërësisht.



Banoret kërkojnë ndihme pasi banesat e tyre te blera 10 vjet me pare sot jo vetëm janë te pabanueshme por edhe te pasigurta. Këto foto tregojnë edhe gjendjen e rrugës qe te çon drejt pallatit ne rrezik shembje.



E ndërsa banoret janë evakuuar, drejtues te pushtetit lokal te Gjirokastrës kane kërkuar ndërhyrjen e eksperteve nga Tirana për te analizuar shkallen e rrezikut.



Ky është pallati i dyte ne Gjirokastër qe rrezikohet nga shembja.

Recommended