Zaev: Maqedonia e Greqia të lënë pas të shkuarën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të ketë vija të kuqe për çështje e emrit të Maqedonisë dhe se kjo çështje do të gjejë zgjidhje përfundimtare brenda pak muash. Deklaratat shefi i qeverise maqedonase i beri gjate një interviste për televizionin grek ?ALFA?.

?nese duhet t i referohemi vijave te kuqe apo kufijve te kuq, nuk do te doja ta perdorja, pasi do te krijonte pengese per zgjidhjen e çeshtjes, do te preferoja te perdorja metoda te tjera e keshtu vija e kuqe te behej nje rruge e ndriçuar ne erresire per te na drejtuar ne zgjidhjen e problemit. per ne referenca per vijen e kuqe nuk do te jete as shkak e as justifikim.
mendoj se zgjidhja duhet te jete e pranueshme nga te dyja vendet. nuk dua te hyj ne detaje per te mos prishur proceduren e negociatave, por jam i sigurt se zgjidhja do te vije. te dyja palet e kemi mundesine e zgjidhjes. hapi i ardhshem eshte te njoftohen qytetaret greke nga kryeminstri cipras dhe qyteraret e mi nga une , besoj se ekziston mundesia te zgjidhet brenda gjashtemujorit te pare te vitit 2018?

Zaev theksoi se duhen lënë pas paragjykimet historike për të mirën e qytetarëve te dy vendeve. I pyetur nga gazetari nëse do të ketë një referendum për çështjen e emrit kryeministri u shpreh se mbeshtetja e qytetareve eshte e rendesishme.


?çeshja eshte shume serioze dhe me greqine duhet te flasim si partnere . per mua eshte e rendesishme mbeshtetja e qytetareve te mi dhe e opozites. per mua eshte e nevojshme te vendosim te gjithe bashke per zgjidhjen e problemit, madje edhe per greqine eshte e veshtire por : duhet te kete vullnet te mire nga te dyja vendet. deshiroj te takohem me z. kamenos dhe me z. micotakis , por natyrisht pasi me pare te jem takuar me kryeministrin cipras per te shqyrtuar ne cilen grade eshte e mundur zgjidhja e problemit?


Zaev u ndal dhe tek figura e Aleksandrit të Madh duke u shprehur se ai duhet t i bashkoje dy popujt e jo t i ndaje ata. Te marten zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani do të zhvillojë një vizitë në Athinë me Ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.

Recommended